RRETH NESH

MIRË SE VINI
TEK AUTO ENERGJIA

Auto Energjia është kompani e cila bën shitjen dhe servisimin profesional të automjeteve të markave të njohura botërore si Mercedes-Benz, BMW dhe Volkswagen.

Ne ju falenderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj për 20 vite!

HISTORIKU

Me dashurinë ndaj punës dhe aftësitë mekanike që i posedonte z. Driton Salihu, ai arriti të hapte një ndër showroom-ët më të mëdhenjë dhe modern i cili fillet i kishte tek një ofiçinë mekanike të quajtur ‘’Energjia’’.

Etapa e parë e Auto Energjisë filloi më 13 qershor të vitit 1994, e fokusuar vetëm në një shërbim i cili ishte mjeshtëria elektrike e veturave, periudhë kjo e cila hodhi themelet e Auto Energjisë së sotme. Duke e marr parasysh kohën e pasluftës në të cilën vendi ynë gjindej në atë kohë, ai ishte pronari dhe punëtori i vetëm njëkohësisht i cili me vetëm mjetet elementare të punës arriti të krijonte një klientelë të madhe.
Duke e parë rritjen e vazhdueshme të kërkesës dhe dëshira për t’iu përshtatur nevojave të klientëve, z. Driton Salihu e pa të arsyeshme ndrrimin e lokacionit. Etapa e dytë e Auto Energjisë fillon në një lokacion të ri ku ‘’Energjia’’ vazhdon të zgjerohet profesionalisht sa i përket rritjes së shërbimeve dhe stafit. Puna e pandalshme dhe rritja e kërkesës shtyen pronarin detyrimisht që të vendoset në një lokacion edhe më të madh.

Etapa e tretë fillon në vitin 2006 kur ‘’Energjia’’ zhvendoset përfundimisht në Bërnicë dhe me arritjen e posedimit e të gjitha mjeteve adekuate të punës dhe mundësinë e ofrimit të të gjitha shërbimeve automobilistike, ajo merr emrin ‘’Auto Energjia’’.

AUTO ENERGJIA,

DEFINICIONI I VËRTETË I ENERGJISË!

Sot Auto Energjia ka arritur standardin më të ri me një numër të madh të shërbimeve dhe punonjësve, në hap me trendet dhe standardet botërore automobilistike.

 

Shërbimet që sot Auto Energjia me shumë profesionalizëm ju ofron janë këto:

Servisimi, Auto Detailing, Shitja e Veturave, Ngjyrosja, Auto Larje, Retrofit & Chip

PARTNERËT TANË

KLIENTËT TANË TË KËNAQUR